HomeLajmePezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për ngjarjen...

Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për ngjarjen në Zvërnec

Të ngjajshme

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në Shqipëri ka vendosur pezullimin nga detyra të Drejtorit të Policisë Vendore të Vlorës, pas një raportimi të pasaktë lidhur me një ngjarje në zonën e Zvërnecit.

Sipas njoftimit zyrtar, nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë fillimisht ishte raportuar se një qytetar kishte hyrë me forcë në një kantier ndërtimi, pretendim që më pas është konstatuar se nuk qëndron.

Policia e Shtetit ka sqaruar se, megjithëse pjesa tjetër e informacionit të dhënë ishte e saktë, gabimi në raportim është vlerësuar si i rëndë dhe ka cenuar besueshmërinë e institucionit.

Për këtë arsye, është marrë vendimi për pezullim të menjëhershëm të drejtuesit të policisë në Vlorë, me argumentin se besimi i publikut ndaj Policisë së Shtetit është një nga vlerat kryesore të institucionit.

Në vijim të sqarimit, Policia e Shtetit ka bërë të ditur se verifikimet kanë treguar se territori në fjalë është pronë private me dokumentacion të rregullt ligjor dhe leje përkatëse për rrethim.

Institucioni ka theksuar gjithashtu se çdo pretendim që lidhet me pronësinë duhet të ndiqet përmes rrugëve ligjore dhe gjyqësore, duke nënvizuar detyrimin e policisë për mbrojtjen e pronës së ligjshme private.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz