BallinaOpinionePetrit Gashi: Presioni dhe shantazhi nuk mund të ma mbyllë asnjëherë gojën,...

Petrit Gashi: Presioni dhe shantazhi nuk mund të ma mbyllë asnjëherë gojën, përkundrazi

Presion dhe shantazhi për të ma mbyllur gojën nga qeverisja në Drenas asnjëherë nuk do ja arrije të këtë efektin mbi mua, përkundrazi do me nxisin që edhe me shumë të denoncoj rastet korruptive dhe abuzimet që po bëjnë më pozitat zyrtare në Drenas. Tentimi për të ja rrëmbyer më një vendim të paligjshëm 550 mije euro ndërmarrjes KMI SHPK nuk do të mbetet me kaq, atë rast do ta ndjek deri në strukturat me të larta të se drejtës dhe do të denoncoi keqbërësit.

Në postimin e bërë me 21 Mars me titull “DRENASI PO SHKATËRROHET PËRFUNDIMISHT” është vetëm rasti i parë i këtij viti që unë kam shpërfaqë publikisht dhe në të cilën kam treguar një padrejtësi të madhe që po i behet biznesit në Drenas. “TAKSA KOMUNALE” ka qenë premtim dhe me mosheqjen e saj nuk jam tradhtuar vetëm unë por gjithë bizneset në Drenas dhe gjithë zhvillimi i Drenasit. Ai ishte premtim elektoral, dhe detyre e imja si përfaqësues i qytetareve është që të denoncoj çdo të keqe që ka kapluar Drenasin dhe çdo premtim të parealizuar.

Mbyllja e shkollave është faktike, mbyllja e bizneseve është fakt, ikja e qytetareve nga paperspektiva është fakt, padrejtësitë në konkurset komunale ku një zyrtar komunal vetëm për 12 muaj fut tërë familjen e tij në punë në institucione lokalë, ndërkohë qe familjet e veteraneve e invalidëve nuk kanë bukë për të ngrënë është fakt, padrejtësitë në ndarjen e granteve, në manipulime grantesh e probleme të tilla janë fakte, tendenca për të degraduar çdo zyrtar komunal që nuk është i një mendimi me qeverisjen është fakt dhe këto fakte e kam për obligim ti bëjë të njohura për gjithë opinionin publik.

Të nderuar qytetar,

Asnjë presion nuk do me detyroj të heshti për atë që është e padrejtë, asnjë shantazh nuk do me detyroj të devijojë të vërtetën për Drenasin, asnjë individit nuk i frikësohem nëse dëshiron ti përdore muskujt e tij kundër të vërtetës në Drenas, sepse nuk jam lindur për të ju nënshtruar njeriut, por vetëm Zotit. Tëre e mira e kësaj gjendje të krijuar në komunën tonë është se sa me shume të këtë qeverisje të hekurt aq me shumë do këtë guxim qytetar, prandaj unë jam njëri nga ju që shqetësimet i keni të përditshëm e presionin të përorshëm.

Rruga e ndryshimit në Drenas dhe Kosovë është rrugë e pandalshme, dhe na takon NE si gjeneratë të bëhemi lokomotiva të lëvizjes se vagonëve gjithëqytetare që keqbërësit, diktatoret e manipulantet politik ti dërgon në vendin e merituar. Na takon NE si gjeneratë që Kosovën ta ndërtojmë mbi ëndrrat e dëshmoreve e mbi vizionin e projektit madhor të se ardhmes që ndërtoj Ushtria Çlirimtarë e Kosovës, prandaj ne duhet ti denoncojmë për çdo ditë ata që përfituan mbi gjakun e dëshmorëve qofshin edhe familjare të tyre. Ne e kemi për obligim që të keqes ti themi E KEQE dhe të mirës E MIRË, padrejtësinë ta zhveshim dhe diktaturën ta dënojmë, presionit të mos i nënshtrohemi e guximin ta rrisim, dhe në fund NE së bashku do jemi fitimtaret.

Prandaj miq, Për një Drenas me ndryshe! Për një Kosovë Evropiane! Bashkohuni në Guximin Qytetar!

Shkruan: Petrit Gashi – Asambleist i IQD-së në Kuvendin Komunal në Drenas