Peshkatari nga Gjilani: Gruaja më ka mbet në Amerikë shkaku i koronavirusit
BILLI

Lexo edheAsnjë lëvizje e qytetarëve në sheshin e Drenasit, kështu parandalohet përhapja e koronavirusit

Komuna e Gjilanit deri më tani është e paprekur nga koronavirusi, megjithatë masat mbrojtëse janë marrë.
E është dikush që izolimin në shtëpi nuk e duroi dot, prandaj doli të peshkojë në Livoq.
Ukshin Haliti, peshkatar ka thënë se ai dhe shokët e tij po i respektojnë rekomandimet e institucioneve.
“Po i kam marrë masat, na peshkatarët po rrimë nga 10 metra a 20 metra larg”, ka thënë ai, për Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.

Lexo edheAsnjë lëvizje e qytetarëve në sheshin e Drenasit, kështu parandalohet përhapja e koronavirusit
Ai në formë shakaje tregon si bashkëshortja i mbeti në SHBA, shkaku i koronavirusit, pas një vizite që bëri te djali i tyre që gjendet atje.
“Kur u shpall veç në Itali i thash, merre biletën e hajde ma shpejt se 5 – muaj shumë, e 8 muaj kur të bëhet kam të drejtë me shpallë edhe martesë”, ka thënë ai në formë shakaje.