back to top
Tuesday, August 12, 2025
BallinaLajmePesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, tre të arrestuar

Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, tre të arrestuar

Të ngjajshme

Aksident në Gjirokastër

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme...

Çifti i ri i showbizit? Aktorët fotografohen duke ecur bashkë

Aktori Joshua Jackson ka ndezur thashethemet për një romancë...

Dokumentari për Vasfije Krasniqin fiton çmimin “Motivues” në Japoni

Dokumentari që sjell në dritë të vërtetën dhe dhimbjen...

Policia e Kosovës, me anë të raportit të saj 24-orësh ka bërë të ditur se gjatë kësaj kohe në vend janë raportuar pesë raste të dhunës në familje. Nga policia bëhet e ditur se këto raste kanë ndodhur në Prishtinë, Pejë, Istog, Klinë dhe Gjakovë.

Në raport theksohet edhe se nga këto raste, në prangat e policisë kanë përfunduar tre persona, dy prej të cilëve janë dërguar në mbajtje, kurse njëri nga ta është liruar në procedurë të rregullt.

Raporti:

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë / 11.08.2025 – 08:30. Dyshohet se pas një mosmarrëveshje viktima m/k, është sulmuar fizikisht nga djali i tij m/k. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

DHUNË NË FAMILJE

  • Pejë / 11.08.2025 – 05:50. Dyshohet se viktima m/k pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga djali i tij i dyshuari m/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
  • Istog / 11.08.2025 – 00:30. Dyshohet se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje është ofenduar nga vëllai i saj i dyshuari m/k, i cili me pas edhe ka demoluar shtëpinë dhe e ka kërcënuar me dëbim nga shtëpia. I dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
  • Klinë / 11.08.2025 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se e ka sulmuar fizikisht gruan e vëllait të tij viktimën f/k. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE Gjakovë / 07.08.2025 – 09:00. Dyshohet se i dyshuari m/k e ka fyer dhe i ka shkaktuar dhunë psiqike viktimës f/k. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt

- Advertisement -

Të Fundit