back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaLajmePesë komuna mbesin pa përfaqësues në Kuvend

Pesë komuna mbesin pa përfaqësues në Kuvend

Të ngjajshme

Nivel i lartë i manganit në Badoc, IKShPK: Mos e përdorni ujin për pije

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar...

Mësohet sakrifica që e ka bërë Jacksoni për t’iu bashkuar Bayernit

Historia befasuese e Nicolas Jackson po bën jehonë në...

Ndërron jetë doktori i famshëm kosovar, Faik Hima

Me dhimbje të thellë është bërë e ditur se...

Sulmet ndaj Kushtetueses, reagon shefi i EULEX-it: Të papranueshme

Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano ka theksuar rëndësinë...

Mësohet shuma që do të paguajë Reali për ta rikthyer Nico Pazin

Real Madrid ka marrë tashmë një vendim strategjik për...

Komunat të cilat nuk do të kenë asnjë përfaqësues të tyre në Kuvendin e Kosovës: Kaçaniku, Vitia, Hani i Elezit, Obiliqi dhe Fushë Kosova. Asnjëri nga kandidatët e këtyre komunave për deputetë nuk ka arritur të marrë vota të mjaftueshme për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Komuna e Kaçanikut, e Vitisë, e Hanit të Elezit, e Obiliqit dhe e Fushë Kosovës do të mbesin pa asnjë deputet në Kuvendin e Kosovës, kurse ajo e Malishevës do ta ketë vetëm një deputet në Kuvend.

Sipas të dhënave të KQZ-së, rreth 15 mijë persona kanë votuar në komunën e Kaçanikut, në atë të Vitisë rreth 19 mijë, në Han të Elezit mbi 3 mijë e 500 persona, në Fushë Kosovë 17 mijë persona dhe në Obiliq 12 mijë.

Komunat të cilat do të kenë më së shumti përfaqësues në Kuvendin e Kosovës do të jenë ajo e Prishtinës me 14 deputetë, ajo e Skenderajt me 12, Komuna e Pejës po ashtu me 10 deputetë dhe Komuna e Gjilanit me 9 deputetë, shkruan tutje “Zëri”.

Komunat të cilat do të kenë më së paku deputetë janë: ajo e Rahovecit, e Kamenicës dhe e Malishevës, me nga një deputet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz