BallinaLajmePërveç Listës Serbe, dje nuk u certifikua nga KQZ edhe një tjetër...

Përveç Listës Serbe, dje nuk u certifikua nga KQZ edhe një tjetër parti serbe për zgjedhjet e 12 tetorit

Të ngjajshme

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Nesër vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt

Gjatë ditës së nesërme në Gjykatën Themelore të Prishtinës...

Gruda shpjegon vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Afati 30-ditor për presidentin është i detyrueshëm

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar certifikimin e grupit të katërt të subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit 2025.

Gjatë mbledhjes së mbajtur të enjten, KQZ certifikoi 33 subjekte politike dhe gjithsej 4,913 kandidatë, përfshirë 156 kandidatë për kryetarë komunash dhe 4,757 kandidatë për asamble komunale.

Në mesin e subjekteve të certifikuara janë të gjitha partitë kryesore, përfshirë Lëvizjen Vetëvendosje me 939 kandidatë, PDK-në me 915 kandidatë, LDK-në me 867 dhe AAK-në me 686 kandidatë.

Gjithashtu janë certifikuar edhe parti të komuniteteve joshumicë dhe subjekte të reja politike, transmeton lajmi.net

Megjithatë, Lista Serbe dhe Srpska Demokratija nuk arritën të kalojnë fazën e certifikimit, ndërsa një kandidat i PDK-së për kryetar të komunës së Deçanit u refuzua për shkak të përkatësisë së tij në shërbimin e jashtëm, bazuar në informacionin e siguruar nga Ministria e Punëve të Jashtme.

KQZ gjithashtu miratoi vendimin për certifikimin e subjektit “Lidhja e Prishtinës” dhe 56 kandidatëve të saj për Kuvendin Komunal të Prishtinës, në përputhje me vendimin e PZAP-it të datës 18 gusht 2025.

Në të njëjtën mbledhje, KQZ mori edhe një vendim për zëvendësimin e një kandidati nga subjekti “E Vërteta”, duke e decertifikuar një emër dhe miratuar një tjetër në vend të tij.

Zgjedhjet Lokale 2025 pritet të mbahen më 12 tetor dhe përfshijnë zgjedhjen e kryetarëve të 38 komunave si dhe të asambleve komunale. Lista e plotë e subjekteve dhe kandidatëve të certifikuar është publikuar në faqen zyrtare të KQZ-së./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz