back to top
Saturday, October 18, 2025
BallinaBotëPeru, qeveria shpall gjendjen e jashtëzakonshme pas valës së dhunës

Peru, qeveria shpall gjendjen e jashtëzakonshme pas valës së dhunës

Të ngjajshme

Maqedonci: Trajnimet me partnerët amerikanë forcojnë kapacitetet e FSK-së

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) në Ferizaj...

Theri me thikë gruan dhe të bijën, një muaj paraburgim ndaj prizrenasit

Një muaj paraburgim është vendosur ndaj burrit që ka...

Araujo ia siguron tri pikë Barcelonës në fundin e ndeshjes

Ronald Araujo shënon gol në sekondat e fundit dhe...

Qeveria peruane njoftoi qëllimin e saj për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme në kryeqytet, Lima, pasi një valë dhune nga krimi i organizuar shkaktoi protesta masive që lanë një të vdekur dhe rreth 100 të plagosur.

Ne rast shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, qeveria mund të dërgojë ushtrinë për të patrulluar rrugët dhe për të kufizuar disa të drejta, të tilla si liria e tubimit.

Demonstrata në Lima të mërkurën ishte më e dhunshmja që nga fillimi i protestave.

Përleshjet shpërthyen midis protestuesve dhe forcave të sigurisë, duke rezultuar në vdekjen e një burri 32-vjeçar në Lima, të vrarë nga një oficer policie, dhe 113 të plagosur, përfshirë 84 oficerë policie dhe 29 civilë, sipas shifrave zyrtare.

Presidenti i përkohshëm i Perusë u paraqit para Kongresit për të kërkuar kompetenca të veçanta për të adresuar krizën e sigurisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz