Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka debatuar ashpër sot me një qytetar i cili i është ofruar te tavolina ku ajo pinte kafe dhe i ka kërkuar që të ia paguajë faturën.
IndeksOnline ka mësuar se personi që e “sulmoi” Pacollin është Agim Pllashniku, babai i aktivistes së PSD-së, Sonila Pllashniku.
Pllashniku e ka quajtur “hajne” deputeten Pacolli, pas raportimeve se organizata të cilën e themeloi bashkëshorti i saj Ilir Dalipi, mori 52 mijë euro nga Ministria e Kulturës.
“Paguma qit faturë se i ke ba miliardat. A të kujtohet kur ju thojshe hajna atyne?”, dëgjohet teksa i thotë Pllashniku drejtuar Pacollit.
Më poshtë mund të shihni videon.