back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaRegjionalePersoni i djegur brenda shtëpisë në Skenderaj ishte i palëvizshëm

Personi i djegur brenda shtëpisë në Skenderaj ishte i palëvizshëm

Të ngjajshme

Murati tregon shumën e kursimeve të qytetarëve nëpër bankat komerciale

Ministri në detyrë i Fiancave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...

A do të marrë pjesë Izraeli në “Eurovision 2026”?

Organizatorët e Festivalit të Këngës në Eurovision, galaja e muzikës...

Fadil Fazliu kërkon lirimin nga paraburgimi, ofron 40 mijë euro garanci

Fadil Fazliu i akuzuar për pengim të drejtësisë nga...

Astronauti rus dëbohet nga programi i SpaceX, dyshohet për spiunazh

Roscosmos njoftoi se Oleg Artemyev është tërhequr nga misioni...

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Llaushë të Skenderajt, shkruan Gazeta Online Drenicapress.

Sipas zëdhënësit të policisë së Kosovës, Avni Zahiti, një peson ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka kapluar dhomën e të ndjerit.

“Si pasoj e një zjarri rreth orës 18:00 në Llaushë të Skënderajt, një person ka humbur jetën”, ka thënë Zahiti.

Gazeta Online Drenicapress merr vesh se viktima ishte i paralizuar.

Trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës, menjëherë pas incidentit.

“I tronditur nga ngjarja e pasdites së sotme në Lagjen “Rrecaj” të Llaushës së Skenderajt, ku një bashkëqytetar i yni, rreth 45 vjeç, gjeti vdekjen si pasojë e zjarrit që ka djegur një pjesë të shtëpisë së të ndjerit.

Humbje e madhe për familjen, të afërmit dhe për qytetarët e Skenderajt.

I shpreh ngushllimet më të sinqerta familjes për djalin e tyre!

Paqtë ndjesë shpirti i tij!”, ka shkruar Bekim Jashari në Facebook./Drenicapress.info

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz