Përsëri përleshet LDK-ja në Mitrovicë
BILLI

Lexo edheAs Sokol Bashota nuk e ka ndërmend të largohet nga dega e Klinës

Dega e LDK-së në Mitrovicë, e ka rinisur procesin zgjedhor pas një ndërprerje disa javore, por përsëri ka pasur telashe edhe kësaj radhe.
Veriu.info mëson se sonte LDK ka paraparë mbajtjen e zgjedhjeve te brendshme në nëndegën në fshatin Bare, por që atje procesi ka degraduar.
Prishja e procesit të ligjshëm zgjedhore ka ndodhur për shkak se në tubim zgjedhor kanë marrë pjesë edhe persona nga Vushtrria, Prishtina dhe Mitrovica, pra persona që nuk jetojnë në këtë fshat.
Lexo edheAs Sokol Bashota nuk e ka ndërmend të largohet nga dega e Klinës
Burimet e portalit bëjnë të ditur se këtë e ka mundësuar kryetari i degës Ismajl Hajdari, i cili nuk i ka penguar personat e afërt me Faton Pecin dhe Sadri Feratin që mos ta prishin procesin zgjedhor.