BallinaLajmePërplasje tjetër në Kuvend: "A don me të qitë jashtë"

Përplasje tjetër në Kuvend: “A don me të qitë jashtë”

Të ngjajshme

E riktheu Unitedin në Champions, Carrickut i ofrohet vazhdimi i kontratës

Michael Carrick është heroi i Manchester Unitedit. Anglezi, i cili...

Gjykata Supreme shfuqizon nenin për emërimet në personelin arsimor

Kolegji i Gjykatës Supreme të Kosovës, në çështjen juridike...

Digjen mbeturinat në Emshir, rrezikohen objektet

Zjarri ka përfshirë mbeturinat në lagjen Emshir të kryeqytetit,...

Kos: BE-ja i kujton Serbisë përgjegjësinë për Banjskën

Sa i takon anëtarësimit të shtetit serb në BE,...

Deputeti i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, dhe kryesuesi i seancës së sotme, Xhavit Haliti, janë përplasur verbalisht sot në sallën e Kuvendit

Përplasja filloi kur Kurteshi mori fjalën por filloi të fliste për mungesën e deputetëve në seanca. Haliti vlerësoi që deputeti po fliste jashtë temës së rendit të ditës dhe urdhëroi që t’i ndalet fjala.

Kurteshi dhe Haliti vazhduan diskutimin e ashpër edhe pa mikrofona, ndërsa në një moment, Haliti i drejtohet Kurteshit me fjalët ‘A don me të qit jashtë’?

Rreth mungesës së deputetëve në seancë më herët foli pikërisht Haliti, i cili madje tha që nëse deputetët nuk do të jenë pasdite për votim në Kuvend, ai do të urdhërojë administratën që deputetëve që mungojnë t’u hiqen mëditjet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz