Përplasje tjetër në Kuvend: “A don me të qitë jashtë”
BILLI
Lexo edheKurti-raportuesit të BE-së: Bashkimi i Mitrovicës më i rëndësishëm se ulësja në OKB
Përplasja filloi kur Kurteshi mori fjalën por filloi të fliste për mungesën e deputetëve në seanca. Haliti vlerësoi që deputeti po fliste jashtë temës së rendit të ditës dhe urdhëroi që t’i ndalet fjala.
Kurteshi dhe Haliti vazhduan diskutimin e ashpër edhe pa mikrofona, ndërsa në një moment, Haliti i drejtohet Kurteshit me fjalët ‘A don me të qit jashtë’?
Rreth mungesës së deputetëve në seancë më herët foli pikërisht Haliti, i cili madje tha që nëse deputetët nuk do të jenë pasdite për votim në Kuvend, ai do të urdhërojë administratën që deputetëve që mungojnë t’u hiqen mëditjet.

Lexo edheKurti-raportuesit të BE-së: Bashkimi i Mitrovicës më i rëndësishëm se ulësja në OKB