back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmePërplasja Tahiri – Haxhiu në Kuvend: “Do ta rrëzojmë Projektligjin për Këshillin...

Përplasja Tahiri – Haxhiu në Kuvend: “Do ta rrëzojmë Projektligjin për Këshillin Prokurorial” – “Nuk do t’i bëj noterë ata që ti mendon”

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është përplasur me Shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, gjatë debatit në Kuvend lidhur me Projektligjin për Këshillin Prokurorial.

Në seancën e sotme plenare, ministrja ia përmendi dy gjërat për çka mbahet mend si ish-ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri.

“Ke qenë ministër i Drejtësisë dhe mbahesh mend vetëm për dy gjëra, për atë të noterisë, mos t’ia vazhdojë çka konsideron shoqëria për të dhe për mbylljen e Institutit për krime lufte. Tash t’i po vjen e po thua se ke dështuar dhe do të dështosh”, tha ai.

Nga ana tjetër, Tahiri tha se në procesin e noterëve ka fituar ndaj ministres Haxhiu dhe tash Projektligjin për Këshillin Prokurorial do ta rrëzojnë.

“Fol për çka ke ardhur në Kuvend. Lëri noterët – aty të kam mundur, në procese të tjera të kam mundur dhe këtu kemi për të rrëzuar dhe kthyer në pikën zero”, tha ai.

Mirëpo, Haxhiu tha se sa të jetë ministre nuk do t’i bëjë noterë ata që i ka vlerësuar me pikë më së larti ish-ministri Tahiri.

“Sa i përket procesit të noterisë, as mendja mos të shkojë se do t’i bëj noterë ata që ti po mendon. Ata që ti ke ndërhyrë. Jo, Abelard Tahiri! Sa të jem ministre e Drejtësisë, jo”, tha ajo.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka paraqitur në Kuvendin e Kosovës, Projektligjin për Këshillin Prokurorial.

Ajo para deputetëve ka thënë se me miratimin e plotësim-ndryshimeve të reja, Këshilli Prokurorial do të ketë përbërje të re.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se ky projektligj siguron prezencë më të fuqishme të politikës në vendimmarrjen e Këshillit Prokurorial.

Më i ashpër ishte deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, i cili tha se ky draf-projektligj është ndër dokumentet më jo profesionale. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz