Përplasen deputetet e AAK-së dhe të VV-së, përdoren edhe fjalë si “budallaqe”
03

Lexo edheDetaje të intervistimit të Remit në Hagë

Përplasen deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu dhe deputetja e VV-së, Arbërie Nagavci gjatë mbledhjes së Komisionit parlamentar për arsim.
Haxhiu e ka akuzuar Nagavcin se i ka plaçkitur mësimdhënësit duke ju mbajtur trajnime me pagesë, raporton “Koha Ditore”.
Deputetja Nagavci e ka quajtur Haxhiun “budallaqe” duke i thënë se problemin me të do ta zgjidhin në gjykatë.

Lexo edheDetaje të intervistimit të Remit në Hagë
Përplasja ka vazhduar për disa minuta edhe pas mbledhjes së Komisionit Parlamentar për Arsim.
Nagavci ka thënë se është trajnere e certifikuar nga GIZ-i dhe nuk ka bërë asgjë të jashtëligjshme përderisa mban trajnime për mësimdhënës.