Përparim Rama: Po e rrisim transparencën, tash aplikimi për leje ndërtimi bëhet online
dp

Lexo edheQalaj thotë se s’mund të flasë shumë për sulmin në Ibër-Lepenc: S’dua të dëmtojë hetimet me ndonjë deklaratë timen

Qytetarët e Prishtinës tash do të mund të aplikojnë për leje ndërtimi online.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Ai ka thënë se tash nuk ka nevojë për pritje nëpër sportele. Sipas Ramës, kjo ndikon në rritje të transparencës.

Lexo edheQalaj thotë se s’mund të flasë shumë për sulmin në Ibër-Lepenc: S’dua të dëmtojë hetimet me ndonjë deklaratë timen
“Për herë të parë qytetarët e Prishtinës aplikojnë për leje ndërtimi online, pa pritë në radhë, pa ardhë në komunë. Ky sistem digjital e përfundon epokën e pritjeve nëpër sportele, ngrit transparencën e lufton korrupsionin. Prishtina, përtej zvarritjeve nëpër sportele”, tha Rama.