Përparim Rama për Kryeqytetin Smart: Teknologjia, industria kreative dhe inovacioni bashkohen
dp

Lexo edheDuncan pyetet për Xhavit Halitin: Kemi hyrë në një zonë të ndjeshme, ky person kishte interes të veçantë për ne

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë pjesë në eventin e biznesit me arkitektë dhe inovatorë të dizajnit.
Rama ka thënë se ky është dizajni për “Kryeqytetin Smart”.
“Kryeqytet Smart. Në eventin e biznesit për arkitektë dhe inovatorë të dizajnit, të Ajax & The Rock Smart Security, u prezantuan teknologjitë që po ndryshojnë mënyrën si jetojmë dhe ndërtojmë hapësirat tona”, ka shkruar Rama.
I pari i kryeqytetit më tutje ka thënë se ky është vizioni që shtyn Prishtinën përpara.

Lexo edheDuncan pyetet për Xhavit Halitin: Kemi hyrë në një zonë të ndjeshme, ky person kishte interes të veçantë për ne
“Ky është vizioni që e shtyn Kryeqytetin përpara, të bëhet platforma ku teknologjia, industritë kreative dhe inovacioni bashkohen”, ka shkruar Përparim Rama.