Perparim Rama ia kthen qytetares që iu ankua për papastërtinë: S’mundemi edhe kurse të sjelljes në qytet me mbajtë
dp

Lexo edheÇollaku: Kurti e la qëllimisht në fund çështjen e presidentit, ka menduar për pazare të orëve të fundit

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, i është përgjigjur një komenti të një qytetareje e cila është ankuar për gjendjen e ambientit në kryeqytet.
Rama i është përgjigjur duke i treguar se kanë caktuar vendin për hedhjen e mbeturinave, përfshirë për ato të ngurta dhe gjithashtu është vendosur numri në dispozicion për të bërë bartjen e tyre.
Kreu i Prishtinës ka thënë se nuk mund të mbajnë edhe kurse për atë se si duhet të sillen qytetarët.

Lexo edheÇollaku: Kurti e la qëllimisht në fund çështjen e presidentit, ka menduar për pazare të orëve të fundit
“Ne po mundohemi me kriju lehtesira dhe siguri per investitore. Po mundohemi me i pastru edhe deponite ilegale qe po krijohen nga qytetaret. Kemi caktuar vendin ku duhet te hidhen (dysheke e joga) pervec tjerave. Kemi treguar edhe kend duhet me thirr per me bo bartjen e tyre!!!Per bese, kurse te sjelljes ne qytet nuk po mundemi me mbajt!!”, ka shkruar Rama në koment.
