BallinaDrenica +Drenica SportPërparim Islami me premtim të madh për ‘Tigrat e Zi’

Përparim Islami me premtim të madh për ‘Tigrat e Zi’

Të ngjajshme

Feronikeli është ‘ringjallur’ në dy javët e fundit të Ipko Superligës së Kosovës në futboll, me ardhjen e trajnerit shqiptar nga Maqedonia, Zekrija Ramadani i cili e zëvendësoi Sulejman Starovën e larguar

Feronikeli në takimin e fundit e mundi në ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas, e mposhti kampionin në fuqi të Kosovës, skuadrën e Dritës me rezultat 4:0.

Në repartin e mbrojtjes, por edhe në sulm, edhe në këtë takim shkëlqeu mbrojtësi Përparim Islami i cili kontribuoi me asistim në golin e parë të realizuar nga Mendurim Hoti.
Islami që është një ndër mbrojtësit anësor më cilësor në Superligë flet për Insporti.com rreth objektivave që ka skuadra në këtë edicion. “Synimet e Feronikelit janë që të dalim në garat evropiane, ose duke e fituar titullin kampion ose Kupën e Kosovës. Kam besim të plotë se në Drenas do ta sjellim trofeun e titullit”, ka thënë Përparim Islami, i mësuar me tituj pasi që atë e ka fituar para dy viteve me Trepçën ’89.

Tutje, Islami foli edhe për formën e treguar në këtë kampionat. “Me paraqitjet personale jam i kënaqur. Prej ndeshjes në ndeshje do ta jap maksimumin në mënyrë që ta arrijë formën më të mirë të mundshme. Ju premtoj angazhim maksimal tifozëve të Feronikelit, ‘Tigrave të Zi’”, përfundoi Përparim Islami.

Feronikeli që ka 11-të pikë të tubuara dhe ndodhet e dyta në tabelë, ndeshjen e ardhshme e zhvillon ndaj liderit Flamurtari që ka 13 pikë të mbledhura. /Insporti.com/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz