BallinaLajmePërleshje ndërmjet pesë personave në Prizren, vritet me thikë një 15-vjeçar

Përleshje ndërmjet pesë personave në Prizren, vritet me thikë një 15-vjeçar

Të ngjajshme

Dy të plagosurat në Majac të Podujevës në gjendje të rëndë, dërgohen në QKUK

E dyshuara për vrasjen dhe plagosjen që ndodhi sonte...

Aksident tragjik në Vlorë, dy viktima dhe një i lënduar rëndë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në...

Goditet me veturë për vdekje një 81 vjeçar në Piranë të Prizrenit

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:30...

Dajaku: Amir Rrahmani është dashur të ftohet, për përkrahje morale

Analisti i emisionit sportiv “Favorit”, që transmetohet në T7,...

Kjo është e dyshuara për vrasjen dhe plagosjen në Majac të Podujevës

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme...

Një i ri ka mbetur i vdekur si pasojë e një përleshjeje që ka ndodhur mëngjesin e sotëm ndërmjet pesë personave në Prizren, raporton Express

Një përleshje fizike ka çuar deri te përdorimi i armëve të ftohta, ku si pasojë, një i ri ka mbetur i vdekur.

Nga Policia e Prizrenit kanë thënë për Express se viktima L.B. është 15-vjeçar, ndërkaq edhe i dyshuari është i po të njëjtës moshë.

Në stacionin policor në Prizren janë duke u intervistuar i dyshuari dhe dëshmitarët që kanë qenë në vendngjarje në momentin kritik.

Ndërkohë, Policia sot gjatë ditës bëri të ditur se rasti ka ndodhur në orën 10:10 në rrugën “Ylber Fanaj” në Prizren.

“Pas një përleshjeje ndërmjet pesë personave të mitur, njëri nga të miturit i dyshimtë e ka goditur viktimën L.B. me mjet të mprehtë, përkatësisht thikë, duke i shkaktuar lëndime serioze, për pasojë viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu, është bërë e ditur se përveç Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe prokurori i shtetit dhe forenzika.

Me urdhër të prokurorit, viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz