BallinaLajmePërleshje fizike në Lipjan, dy persona dyshohet që u therën me thikë,...

Përleshje fizike në Lipjan, dy persona dyshohet që u therën me thikë, gjashtë të tjerë shoqërohen në Polici

Të ngjajshme

U la jashtë skuadrës së Anglisë, Tuchel: Alexander-Arnold duhet ta pranojë

“Preferova të tjerë futbollistë”, kështu u justifikua Thomas Tuchel...

​Nagavci: Zgjedhjet e reja janë të panevojshme dhe nuk sjellin rezultat

Shefja e grupit parlamentarë të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci...

Një përleshje fizike ka ndodhur në sheshin “Adem Jashari”, në Lipjan të mërkurën rreth orës 17:40.

Në këtë incident kanë qenë të përfshirë disa persona, një prej tyre dyshohet se është lënduar me mjet të fortë tjetri me mjet të mprehtë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës  17 :40, kemi marrë informatën për një  përleshje fizike në sheshin Adem Jashari në Lipjan.  Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast kanë qenë të përfshirë disa persona, dy prej të cilëve janë lënduar (njëri nga ta dyshohet se është lënduar me mjet të fortë tjetri me mjet të mprehtë)”.

“Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka shoqëruar në stacion gjashtë persona prej tyre tre të dyshuar lidhur me këtë rast. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë janë duke punuar për sqarimin e rrethanave të këtij rasti”, ka thënë Ahmeti. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz