BallinaLajmePërleshje fizike në Istog ku u përdorën mjete të forta, njëri nga...

Përleshje fizike në Istog ku u përdorën mjete të forta, njëri nga të dyshuarit tentoi që tjetrin ta godas edhe me veturë

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Një përleshje fizike u raportua të ketë ndodhur dje në Istog.

Në rast ishin të përfshira dy persona, të cilët u rrahën mes vete dhe të njëjtit përdoren edhe mjete të forta.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor në Istog, më datën 11.11.2025, rreth orës 16:00, është informuar për njё rrahje e cila ka ndodhur nё rrugёt ‘Mullinjёt e Istogut’ dhe ‘Fadil Ferati’ nё Istog.Njësitë policore kanë reaguar me shpejtësi dhe janë përgjigjur menjëherë në vendin e ngjarjes, aty ёshtё kuptuar se fillimisht dy persona janё duke u rrahur nё mes veti dhe tё njëjtit kanë përdorur edhe mjete te ftohta”, thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu u tha se si pasojё e kёtij rasti, njёri nga tё dyshuarit ka tentuar ta godas tё dyshuarin tjetёr me me veturё, me ç’rast ka dёmtuar tri vetura tё cilat ishin tё parkuara dhe xhamat e njё lokali. Deri sa njёri nga tё dyshuarit ёshtё sulmuar me mjet të fortë dhe gjatё sulmit ёshtё lënduar.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta, ёshtё arrestuar njёri nga tё dyshuarit dhe tё njëjtit i ёshtё ofruar ndihmë mjekёsore pasi qё ishte i lënduar, ndёrsa i dyshuari tjetёr i njohur pёr Policinё gjendet nё arrati”, transmeton lajmi.net.

I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit me urdhёr tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje për 48 orё./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz