BallinaLajmePërleshje fizike në “Bregun e Diellit”, një person i lënduar përfundon në...

Përleshje fizike në “Bregun e Diellit”, një person i lënduar përfundon në trajtim mjekësor

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Një përleshje fizike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, ku për pasojë një person ka mbetur i lënduar.

Rasti ka ndodhur rreth orës 21:00 në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”. Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinë, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në rrugën ‘Vëllezërit Gërvalla’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Nga informatat fillestare, raportohet se një person ka mbetur i lënduar, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Personat e përfshirë në rast janë shoqëruar në stacion policor ndërsa njësitet relevante janë duke u marrë me sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, deklaroi Pllana.

Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e incidentit./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz