Përleshje fizike në Aeroportin e Prishtinës – arrestohen tre persona, dy të tjerë arratisen me veturë me targa shqiptare
dp

Lexo edheTragjedi në Sicili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, përleshja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje të çastit mes personave të përfshirë. Të dyshuarit janë lënduar gjatë përleshjes dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Ndërkohë, dy persona të tjerë të përfshirë në incident janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa të Shqipërisë dhe aktualisht janë në kërkim nga autoritetet.
Pas intervistimit në stacionin policor, me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit e arrestuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet më tej.

Lexo edheTragjedi në Sicili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste
Policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe ndaluar edhe dy personat e tjerë të arratisur.