BallinaDrenica +Drenica KulturëPërkujtohet Masakra e Rezallës

Përkujtohet Masakra e Rezallës

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Kryetari i Komunës së Skenderajt, z.Bekim Jashari, nënkryetari z.Nuredin Lushtaku, drejtorët komunal, kryesuesja e Kuvendit Komunal, znj.Fatbardha Haliti, përfaqësues të Shoqatave të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe familjarët, kanë bërë sot homazhe në Kompleksin Memorial në Rezallë, në kujtim të 20-vjetorit të masakrës së këtij fshati, ku u vranë 94 banorë.

Në shenjë kujtimi për të vrarët, kryetari Jashari ka thënë se sot, mes dhembjeve që shkaktohen nga humbja e më të dashurve tanë gjatë luftës së fundit në Kosovë, dhe krenarisë për bijtë dhe bijat më të mirë të kësaj toke, që sakrifikuan jetën e tyre, për lirinë e popullit shqiptar, përkujtojmë në mënyrë të veçantë 94 banorët e Rezallës, dëshmorë e martirë, në 20 – vjetorin e njërës nga masakrat më të pamëshirshme.

“Dhembja sa vjen e shtohet për familjarët e të zhdukurve, për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë që nga ajo ngjarje makabre,. Nuk do të jemi rehat derisa të dihet fati edhe i të zhdukurit të fundit.

Me gjithë këto halle që s’kanë fund, ngado që shkojmë, kudo që jemi, do të flasim për heronjtë dhe martirët e Kosovës, do t’ua rrëfejmë fëmijëve historinë më të re të popullit shqiptar të Kosovës, në mënyrë që brezat që do të vijnë ta dinë se nga kanë ardhur.

Ta kuptojmë dhe vlerësojnë gjithashtu mundin dhe sakrificën e trimave tanë, që nuk kursyen jetën e tyre, që ne sot të jetojmë të lirë e të pavarur.

Rezalla sot është krenare që i dha hakun luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Është krenare me dëshmorët dhe martirët. Ata na mundësuan lirinë, na mundësuan dhe pavarësinë e Kosovës.

Këta janë historia shqiptare, dhe këta janë krenaria jonë kombëtare!

Do të jemi përjetësisht mirënjohës ndaj dëshmorëve dhe martirëve të lirisë.

Lavdi të gjithë të rënëve të Kosovës!”, ka shtuar kryetari i Komunës së Skenderajt, z.Bekim Jashari.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz