Përfundon rinumërimi, ky është kryetari i Rahovecit
Pas rinumërimit të disa prej kutive të votimit dhe votave me kusht në Komunën e Rahovecit, fitues ka dal Smajl Latifi i AAK’së duke e mposhtur kështu Idriz Vehapin e PDK’së në këtë komunë.
Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve (QNR), ka përfunduar numërimi për tri vendvotime për komunën e Rahovecit. Nga kjo, fitues i garës së balotazhit për zgjedhjet lokale del të jetë kandidati nga AAK’ja, Smajl Latifi.
Për fitoren e Latifit në Rahovec ka folur edhe anëtari i KQZ’së nga radhët e AAK’së, Binak Vishaj.
“Konfirmohet fitorja e Smajl Latifit per Rahovec. Edhe me votat me kusht fiton Smajl Latifi,Urime AAK”, ka shkruar Vishaj.

Lexo edheHaradinaj bën homazhe te varri i heroit legjendar Adem Jashari
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur se cilat që disa vendvotime ne Rahovec t’i qojë në rinumërim. Kjo pas ankesës që PDK e kësaj komunë ka bërë kundër AAK’së.
Në balotazhin e 19 nëntorit për Rahovec, Smajl Latifi i AAK’së ka arritur që t’i mbledhë 10 mijë e 483 vota duke lënë pas për 241 vota Idriz Vehapin e PDK’së. Vehabi ka arritur që ti mbledhë 10 mijë e 242 vota në këtë komunë/Express/














