Përfundon nata dramatike: 4 koalicione regjistrohen në KQZ, PDK, LDK e VV shkojnë të vetme
BILLI
Lexo edheKrasniqi: Hoxhallarët të mos shkojnë me kapuç të hoxhës në tubime partiake
Një natë që mori mjaft shumë vëmendje, për shkak të rëndësisë së koalicioneve, ka marrë fund.
KQZ njofton zyrtarisht se katër koalicione janë deklaruar, ndërkohë që është konfirmuar se partitë e mëdha shkojën të vetme në zgjedhje, shkruan Reporteri.net.
PDK vetëm e mbajti qëndrimin që kishin theksuar që prej javësh, ndërkohë që LDK e VV dështuan në ditën e fundit për të realizuar një koalicion.
Sidoqoftë, vlen të theksohet se koalicion kanë paraqitur AAK-PSD, NISMA-AKR, Vakat si dhe partitë sebre PDS-NPK.

Lexo edheKrasniqi: Hoxhallarët të mos shkojnë me kapuç të hoxhës në tubime partiake
Ndërkohë, pas mbylljes së afatit për koalicione, në vazhdim do të hapet afati për regjistrim të partive që duan të marrin pjesë në zgjedhje.
Ndryshe, zgjedhjet do të mbahen më 6 tetor, dhe fushata për to do të nis më 24 shtator./Reporteri.net