Përfundoi procesi i votimit në Turqi
03
Lexo edheAdoleshenti tërhiqet zvarrë dhe vritet, pas tragjedisë gangsterët: Na fal se të ngatërruam
Përfundoi procesi i votimit në zgjedhjet presidenciale dhe të 27-tat parlamentare në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas vendimit të Komisionit të Lartë Zgjedhor (YSK), votimi nisi në orën 8:00 sipas kohës lokale dhe përfundoi në orën 17:00.
Votuesit në Turqi kishin mundësinë të shfrytëzonin obligimin e tyre qytetar në 180.065 kuti votimi.
Në ndërkohë, edhe përkundër përfundimit të procesit, kryetarët e komisioneve të qendrave të votimit do të lejojnë të votojnë edhe qytetarët që mund të kenë ngelur në pritje për të votuar.

Lexo edheAdoleshenti tërhiqet zvarrë dhe vritet, pas tragjedisë gangsterët: Na fal se të ngatërruam
Procesi i votimit ka përfunduar edhe në pikat doganore për qytetarët jashtë vendit, i cili filloi më 7 qershor.
Numërimi i votave në të njëjtën kohë do të fillojë edhe për votat e ardhura në Turqi nga 123 përfaqësi në 60 shtete.