Përfshihet nga zjarri një pallat (Foto)
01··Përditësuar më

Një zjarr i madh ka përfshirë një pallat te Rruga e Elbasanit, në afërsi të Ambasadës Amerikane.
Zjarri është i përmasave të mëdha, dhe ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Në vendin e ngjarjes ndodhen 4 zjarrfikëse, të cilët po mundohen që të shuajnë zjarrin.
Po ashtu, bëhet e ditur se po punohet për evakuimin e banorëve të pallatit 10 katësh.

Lexo edheForeign Affairs: Për paqe në Ballkan duhet krijuar Shqipëria e Madhe, Serbia dhe Kroacia
Nga të dhënat e para bëhet e ditur se policia ka rrethuar zonën dhe po mban nën kontroll situatën.














