back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaDrenica +Drenica SportPërforcim luksi për Feronikelin, pranë firmës me lojtarin e përfaqësueses së Kosovës

Përforcim luksi për Feronikelin, pranë firmës me lojtarin e përfaqësueses së Kosovës

Të ngjajshme

NATO me buxhet ushtarak prej gati 3 miliardë dollarësh për vitin 2026

Aleatët e NATO-s kanë rënë dakord për buxhetet e...

Krasniqi pas hapjes së fushatës: E nisëm në Prizren, për të vazhduar në mbarë Kosovën

Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi pas hapjes së fushatës...

Të paktën 4 të vdekur në sulmin e ri amerikan ndaj një motoskafi në Paqësor

Ushtria amerikane njoftoi të mërkurën se kishte nisur një...

Banorët e hedhin Labin në “mbeturina”

Disa nga banorë të shtëpisë së Big Brother VIP...

Feronikeli, ekipi kampion i IPKO Superligës së Kosovës po bëhet gati për pjesëmarrjen në raundin paraeliminator të UEFA Champions League.

Pasi zyrtarizuan rinovimet me pjesën më të madhe të grupit, drejtuesit e skuadrës nga Drenasi kanë hedhur sytë nga merkato për përforcime.

Portali “korneri.net”  raporton se Feronikeli është pranë akordit me lojtarin e përfaqësueses së Kosovës, Anel Rashkaj. 29-vjeçari aktivizohet prej më një viti e gjysmë me suedezët e Eskilstunës. Nëse palët gjejnë akordin, Rashkaj do të jetë përforcimi i dytë në mesfushë për Feronikelin që pak ditë më parë zyrtarizoi firmën me Argjend Malajn.

Më datë 25 qershor Feronikeli do të përballet me Linkoln Red Imps. Në rast të fitores ndaj kampionëve të Gjibraltarit, skuadra nga Drenasi do të ndeshet tri ditë më vonë në finalen e kësaj faze ndaj fituesit të çiftit Tre Pene – Santa Koloma. Të gjitha takimet e kësaj faze do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtinë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz