

Rezultatet e mira të Përfaqësues së Kosovës në muajt e fundit, e po ashtue edhe forma e mirë e futbollistëve, kanë pasur ngritje të tyre në tregun e transferimeve.
Në përditësimin e fundit nga faqja e njohur ”Transfermarkt”, Kosova ka pasur një ngritje të madhe, shkruan IndeksOnline.
“Dardanët” aktualisht renditen në pozitën e 42-të në botë, me një vlerë totale prej 149.08 milionë eurosh.
Kjo është një dëshmi se Kosova vazhdimisht ka rritje të ekipit në arenën ndërkombëtare.
Fisnik Asllani është lojtari më i vlefshëm, me 30 milionë euro, duke lënë prapa Edon Zhegrovën i cili vlerësohet me 25 milionë euro.
I treti futbollistë me vlerë më të lartë te Kosova është mesfushori i Hoffenheimit, Leon Avdullahu, me 17 milionë euro./IndeksOnline/





