back to top
Saturday, December 13, 2025
BallinaTeknologjiPërdoruesit e Samsungut po vihen në kurth në tërë botën: Bëni kujdes...

Përdoruesit e Samsungut po vihen në kurth në tërë botën: Bëni kujdes nëse ju vjen ky mesazh

Të ngjajshme

Studimi: Ndërhyrjet estetike mund të shkaktojnë bllokim të enëve të gjakut

Ndërhyrjet estetike dhe injeksionet në fytyrë janë kthyer në...

Medon Berisha lëndohet pas 10 minutash, mund të jetë dëmtim serioz

Futbollisti Medon Berisha ka pësuar një lëndim të rëndë. Mesfushori...

Scholes me kritika të ashpëra për Ruben Amorim

Paul Scholes nuk ka kursyer fjalët për trajnerin e...

Bedri Hamza bën thirrje për reflektim dhe bashkim politik: Nuk kemi nevojë të polarizohemi

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza,...

Bashkëpunimi i Fakultetit Juridik me Akademinë prestigjioze të Nurembergut

Fakulteti Juridik i UP-së do të ketë një bashkëpunim...

Samsung ka njoftuar se ka vënë re për një rritje të mashtrimeve të përdoruesve të smartfonave të tyre në të gjithë botën.

Një mashtrim i vënë re së fundmi, bëhet duke u dërguar përdoruesve të smartfonëve të Samsungut një mesazh, nën logon e emrin e kësaj kompanie kinse janë të zgjedhur fitues të një shume të madhe parash, transmeton koha.net.

Ky mashtrim është vërejtur edhe në Kosovë, ku disa përdorues kanë lajmëruar në Koha.net, se kanë pranuar një mesazh ku shkruan se ata janë fitues të qindra mijëra dollarëve.

Në këtë mesazh shkruan: “Ju jeni fitues i $750,000,00 dollarëve nga Samsung. Dërgoni adresën tuaj në: Samsung****@gmail.com”.

Kompania e Samsungut ka paralajmëruar konsumatorët e saj për këtë, duke u bërë thirrje që të jenë vigjilentë dhe se ky është një mashtrim nga një palë e tretë të cilët e prezantojnë veten si Samsung por që kanë qëllime të vjedhin të dhënat tuaja personale apo financiare.

Disa skema mashtruese që mund t’i shihni kohëve të fundit në Samsung:

Promocione Text/SMS

Samsung nuk dërgon asnjëherë tekst mesazhe (SMS) për promocione

Kërkesa për transferim parash

Samsung NZ – ekipi për shërbime të konsumatorëve asnjëherë nuk kërkon nga konsumatorët dërgimin e parave në asnjë llogari personale bankare apo të kërkojnë detaje nëpërmjet emailit.

Emailet e dërguara nga Samsung

Komunikimet nëpërmjet emailit gjithmonë përmbajnë adresën e domainit “samsung.com” dhe numrin e autorizuar të thirrjeve (0800 SAMSUNG).

Të dhënat personale

Si një masë paraprake e përgjithshme, mos jepni apo dërgoni emrin, detajet bankare, apo ndonjë detaj personal asnjëherë pa qenë të sigurt se ata janë përfaqësues të autorizuar të Samsungut.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz