BallinaLajmePërdorimi i djepit, a e dini cilat janë pasojat që shkakton?

Përdorimi i djepit, a e dini cilat janë pasojat që shkakton?

Të ngjajshme

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, dy të dyshuar në pranga

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i...

Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me...

Lewandowski shpjegon pse nuk po i godet penalltitë te Barça

Nëse ka një ndryshim te Barcelona këtë sezon, ai...

Ardhja në jetë e një fëmije paraqet gëzimin më të madh për familjet. Ai sjell me vete  dashuri e lumturi pafund.

Djepi ka qenë një ndër dhuratat më të çmuara, duke zënë një vend të veçantë në kulturën shqiptare. Ai është përdorur si shtrat i fëmijëve.

Në kohë të vjetra djepi është punuar prej gurit, kurse më vonë është zëvendësuar prej drurit, duke u trashëguar edhe te gjeneratat e reja.

Ndërkaq në ditët e sotme, përdorimi i djepit vjen duke u rralluar.

Arbëri Gashi është në mesin e personave që është rritur në djep, traditë të cilën nuk është duke e përcjellë te vajza e saj, Hera.

Ndonëse djepi konsiderohet si nxitës i gjumit, ai në aspektin shëndetësor mund të sjellë disa çrregullime.

Neurologu Blerim Myftiu tregon pasojat që mund t’i sjellë përdorimi i djepit te foshnjat.

Kur fëmija të vendoset në djep, lidhet pjesa e kërdhokullave dhe bashkohen këmbët mes vete. Duke e cilësuar këtë si diçka të dëmshme, ortopedi Cen Bytyqi thotë se fëmija duhet të bëjë gjumë sa më të lirshëm.

Në ditët e sotme një djep kushton 25 euro.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz