Një djalë i ka dërguar një shoqes së tij një emoji ‘i trishtuar’ WhatsApp, pasi dyshohet se ka përdhunuar atë.
Ryan Falconer, 24, është akuzuar për përdhunimin ankueses, një 21-vjeçare, në shtëpinë e prindërve të saj në Bradford, transmeton Telegrafi.
Sipas medieve të huaja, ata të dy ishin takuar dhe kishin nisur miqësi disa vite më parë, dhe shpesh kanë biseduar me njëri-tjetrin në WhatsApp.
Pavarësisht se Falconer ka qenë në një marrëdhënie dhe kishte një djalë të vogël, ai shpesh i ka dërguar mesazhe sugjestive 20-vjeçares, duke i kërkuar asaj për të dërguar atij fotot lakuriq dhe për t’i dhënë atij seks oral.
Edhe pse ajo ndonjëherë ia kishte kthyer mesazhet, ajo zakonisht e kishte “refuzuar” për shkak se ajo nuk e dashuronte atë dhe e konsideronte vetëm si një mik.
Dhe në mbrëmjen e 16 majit të vitit të kaluar, ajo e kishte ftuar Falconer në shtëpinë e saj ku ajo jetonte me prindërit e saj.
Siç ishte deklaruar në gjykatë, përcjell Telegrafi, ai arriti aty rreth 08:45 dhe të dy shkuan në dhomën e gjumit të vajzës, ku ka ndodhur përdhunimi i supozuar, duke shtuar se Falconer ka pasur marrëdhënie seksuale me vajzën pavarësisht se ajo kishte refuzuar.
Ajo i tha gjykatës se nuk kishte kërkuar ndihmë, sepse “vetëm kishte ngrirë” dhe se nuk donte që “prindërit ta shihnin të përdhunuar”.
Ajo pastaj i dërgoi Falconer një mesazh në WhatsApp duke i thënë: “Ju thash të mos e bënit, por ju e bëtë gjithsesi”. E ai ishte përgjigjur: “Më vjen keq, ;(“.
Por Falconer e ka mohuar përdhunimin dhe sulmin seksual dhe këmbëngul se seksi ishte konsensual.
Gjyqi, i cili pritet të përfundojë këtë javë, vazhdon.