back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmePërçahet SBAShK-u – disa shkolla nuk e përkrahin grevën

Përçahet SBAShK-u – disa shkolla nuk e përkrahin grevën

Të ngjajshme

Bahamas njohu Kosovën, MPJ e Serbisë e dënon ashpër: Ta rishqyrtojnë vendimin

Presidentja e vendin Vjosa Osmani, gjatë ditës së sotme...

Moti sot

Të shtunën do të mbaj mot me diell dhe...

Evropianët bashkohen me ukrainasit dhe amerikanët, për bisedimet e paqes

Aleatët evropianë të Ukrainës po marrin pjesë në një...

Evropianët bashkohen me ukrainasit dhe amerikanët, për bisedimet e paqes

Aleatët evropianë të Ukrainës po marrin pjesë në një...

Ndonëse Ligji për Pagat nuk do të zbatohet edhe katër muaj, greva dy orëshe e paralajmëruar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBAShK) nuk është respektuar nga të gjitha institucionet arsimore në vend.

SBAShK nuk ka arritur të ketë unitet të plotë lidhur me grevën e paralajmëruar të mbahet sot, e cila do të ndërpriste mësimin në dy orët e para.

Insajderi ka raportuar se dy shkollat kryesore në Prishtinë, “Faik Konica” dhe “Ismail Qemajli”, nuk i janë përmbajtur vendimit të SBAShK-ut.

Mirëpo, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jashari ka deklaruar për Insajderin se vetëm dhjetë për qind të institucioneve arsimore në Kosovë nuk e kanë përkrahur grevën e sindikatës. Ai ka insistuar se greva është unike.

“Raportet flasin se në përgjithësi mbi 90 për qind janë në grevë dhe se në komunat me të cilat kemi komunikuar, greva është respektuar. Megjithatë, ne do ta kemi një raport zyrtar lidhur me këtë”, ka thënë Jashari për Insajderin. “Nga 1,100 institucione arsimore që janë mund të ndodhë të mos respektohet, por mbi 90 për qind është një përqindje shumë e madhe”.

Jashari ka paralajmëruar mbledhjen e Këshillit Drejtues të SBAShK gjatë ditëve të ardhshme dhe vendime të tjera lidhur me veprimet e sindikatës.

Përpos SBAShK, edhe Federata e Sindikatës së Shëndetësisë dhe ajo e Policisë së Kosovës sot kanë paralajmëruar se do të mbajnë grevë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz