Për tre muaj Prokuroria ka sekuestruar asete në vlerë prej 58 milionë euro
Në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës, është bërë raportimi i Koordinatorit Kombëtarë për Luftimin e Krimeve Ekonomike për periudhën prill – qershor 2016.
Sipas Koordinatorit, Shqipdon Fazliu, gjatë kësaj periudhe janë sekuestruar 58 deri në 60 milion euro të aseteve të cilat dyshohet të jenë fituar në mënyrë të kundërligjshme.
“Gjatë kësaj peridhudhe kemi pasur 58 deri në 60 milionë euro sekuestrime dhe kjo është meritë e Kryeprokurorit të Shtetit. Po ashtu edhe nga prokurorët e Eulex-it, gjatë kësaj periudhe kanë sekuestruara një shumë prej 15 milion eurove. Kjo është periudha me e mirë e prokurorisë së shtetit”, ka thënë Fazliu.
Lexo edhePlagosje te Kuvendi
Ndërsa, përfshirë këtë periudhë kohore Koordinatori për Luftimin e Krimeve Ekonomike, ka bërë të ditur se janë konfiskuar asete në vlerë prej 110 mijë euro.
Duke e vlerësuar lartë punën e Koordinatorit për Luftimin e Krimeve Ekonomike, Kryeprokurori Aleskandër Lumezi, ka thënë kjo periudhe është periudhën me e mirë në sekuestrimin e asteve nga ana e Prokurorisë së Shtetit. Mirëpo, sipas tij ka një dispropocion të madh në mes të sekuestrimit nga ana e Prokurorisë dhe konfiskimit të bërë nga gjykatat. /ZERI/















