back to top
Sunday, October 12, 2025
BallinaLajmePër ta mbrojtur votën e lirë, sot 100 prokurorë të shtetit po...

Për ta mbrojtur votën e lirë, sot 100 prokurorë të shtetit po qëndrojnë kujdestarë

Të ngjajshme

Ka votuar Shukri Buja

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Lipjanit,...

Lladrovci: Votova për të mirën e të gjithë qytetarëve

Në Shkollën “Xhevë Lladrovci”, kryetari aktual dhe kandidati për...

Ismajli i fton qytetarët e Gjilanit që të dalin e të votojnë

Votën e tij e ka dhënë edhe kandidati i...

Krasniqi thotë se jo më larg se në dhjetor do votohet edhe për zgjedhjet parlamentare

Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, ka vlerësuar se...

Ka votuar kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës, Ali Berisha

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për...

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se në këto zgjedhje janë angazhuar rreth 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët po qëndrojnë kujdestarë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, deri në përfundim të procesit zgjedhor.

Kjo sipas tyre u bë me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë në zgjedhjet e sivjetme lokale.

Prokurorët janë duke qëndruar në zyrat e tyre në qytetet ku ekzistojnë prokuroritë themelore, ndërsa në ato vende ku prokuroria nuk ka objekt, prokurorët do të qëndrojnë në stacione policore, ku në bashkëpunim me hetuesit e Policisë së Kosovës do të jenë në mbrojtje të votës së lirë të qytetarëve.

Ndërkaq, koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokuroja Laura Pula po e mbikëqyrë gjithë mbarëvajtjen e zbatimit të detyrave të koordinatorëve rajonal, prokurorëve të angazhuar dhe prokurorit me detyrë në KQZ.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz