BallinaLajmePër shkak të pandemisë dhe festës së Bajramit, ja kur do të...

Për shkak të pandemisë dhe festës së Bajramit, ja kur do të dalin pensionet

Të ngjajshme

Endrick do të rikthehet në Real Madrid javën tjetër

Endrick pritet të rikthehet javën e ardhshme në Real...

Duka kujton Fadil Vokrrin dhe pranimin e Kosovës në FIFA!

Si sot, 10 vite më parë u shënua një...

Një 3-vjeçar aksidentohet në Skenderaj, po trajtohet në Spitalin e Mitrovicës

Një fëmijë i moshë 3- vjeç është aksidentuar në...

Ministria e Financave dhe Transfereve, ka njoftuar se sot Thesari i Kosovës ka ekzekutuar pagesën e te gjitha skemave pensionale dhe sociale për mbi 310 mijë përfitues, disa ditë para kohës se rregullt, për shkak te situatës se pandemisë dhe në respekt të festës zyrtare të Bajramit të Madh.

Ministria e Financave dhe Transfereve apelon të qytetarët që të shmangin grumbullimin para sporteleve, transmeton Telegrafi.

Njoftimi i plotë:

Prandaj, luten përfituesit që të kenë kujdes të shtuar, të shmangin radhët apo grumbullimin para sporteleve, në pajtim me udhëzimet nga institucionet shëndetësore:

– TE SHFRYTËZONI MAKINAT AUTOMATIKE PËR TËRHEQJE (bankomate) dhe te mos bëjnë tërheqje te menjëhershme, pasi qe mund te krijojnë radhe te panevojshme dhe rrezikojnë shëndetin e tyre.

– TËRHEQJA E MJETEVE TË BËHET NË VIJIMËSI dhe në kohë kur nuk ka shumë vizita apo lëvizje, ne mënyrë që të parandalohet shpërndarja e ‘corona virusit’, apo

– TË PËRDORNI PAGESA ME KARTELE BANKARE pa kosto shtese (jo tërheqje te parasë se gatshme)

Me këtë rast ritheksojmë se sistemi bankar është mjaft likuid dhe stabil, degët bankare janë te furnizuara mirë me para të gatshme si dhe mjetet në llogaritë tuaja bankare janë tërësisht të sigurta. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz