Momenti i saktë që virusi infekton një qelizë është kapur në një seri pamjesh nga një ekip studiuesish brazilianë duke përdorur një mikroskop elektronik të fuqishëm.
Studiuesit përdorën një mjet që u lejon atyre të zmadhojnë objektet deri në dy milion herë nga madhësia e tyre normale, duke i lejuar ata të futen thellë brenda qelizës dhe të shohin virusin, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.
Institucioni i kërkimit brazilian, Fiocruz, tha që qelizat e përdorura në studim vinin nga majmuni jeshil afrikan, jo nga njerëzit.
Në njërën nga pamjet mund të shihni disa grimca të virusit që përpiqen të infektojnë citoplazmën e qelizës pjesa ku qëndron materiali gjenetik.
Pikat e errëta në imazhet e kapura nga studiuesit tregojnë virusin SARS-COV-2.
Institucionet kërkimore në të gjithë botën janë duke studiuar virusin në detaje të ngushta në mënyrë që të përpiqen dhe të zbulojnë se si ta ndalojnë atë.
Aktualisht nuk ka asnjë ilaç ose vaksinë për virusin, i cili e ka origjinën në Wuhan të Kinës dhe mendohet se u hodh te njerëzit nga lakuriqët.
Pasi që është një virus plotësisht i ri studiuesit kërkojnë sa më shumë informacion në lidhje me patogjenin në mënyrë që të prodhojnë një vaksinë. /Lajmi.net/