BallinaLajmePër herë të parë, Gjykata Speciale publikon pamje nga ambientet e paraburgimit...

Për herë të parë, Gjykata Speciale publikon pamje nga ambientet e paraburgimit në Hagë, ku po mbahen ish-krerët e UÇK-së

Të ngjajshme

Hoxha i Drenasit, në garë për deputet

Imami në xhaminë e Drenasit, hoxhë Osman Musliu, ka...

Al Nassrit e Ronaldos i ndalet festa në sekondat e fundit

Al Nassr dhe Cristiano Ronaldo ishin pranë triumfit dhe...

Pritjes i vjen fundi, Real Betis kualifikohet në Champions pas 21 vitesh

Real Betis ka arritur rikthimin e madh në Champions...

Parashikimi i motit për të mërkurën

Të mërkurën, gjatë orëve të para të 24-orëshit, pritet...

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë publikuar pamje nga ambientet e paraburgimit në Hagë, ku të paraburgosurit kalojnë kohën e tyre, duke përfshirë hapësirat për fitnes, këndin e qëndrimit ditor për socializim dhe dhomën e dedikuar për takime me familjarë.

Sipas njoftimit të Speciales, të paraburgosurit kanë qasje në ajër të pastër dhe mund të marrin pjesë në shërbesa fetare, transmeton lajmi.net.

“Të pandehurit që janë të paraburgosur para ose gjatë gjyqit të tyre në Dhomat e Specializuara të Kosovës mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Atje, ata kanë qasje në ajër të pastër dhe ushtrime, mund të shoqërohen, të presin vizitorë dhe të marrin pjesë në shërbesa fetare”, thuhet në njoftim.

Njoftimi gjithashtu thekson se paraburgimi vendoset vetëm kur është i nevojshëm për të parandaluar rreziqe të konsiderueshme, si për shembull frikësimin ose ndikimin mbi dëshmitarët. “Çdo dy muaj, Gjyqtarët e Gjyqit të Specializuar të Kosovës do të rishikojnë paraburgimin për të shqyrtuar nëse paraburgimi është ende i nevojshëm dhe i arsyeshëm”, përfundon njoftimi./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz