back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmePër herë të katërt, mblidhen deputetët për Demarkacionin dhe mbajnë ligjerata patriotike...

Për herë të katërt, mblidhen deputetët për Demarkacionin dhe mbajnë ligjerata patriotike njëri-tjetrit

Të ngjajshme

Publikohen pamjet e sulmit amerikan ndaj një tankeri pranë Venezuelës

Dje, Roja Bregdetare e SHBA-së sekuestroi për herë të...

Trump nënshkruan urdhrin, SHBA synon kthimin e njerëzve në Hënë deri në 2028

Presidenti amerikan Donald Trump përcaktoi qëllimin e SHBA-së për...

“Po ma ngjesin”, Benita qanë me dënesë – Klodi i qëndron afër

Klodi i ka qëndruar afër Benitës, e cila ka...
- Advertisement -

Ka nisur seanca e katërt qëllimi i së cilës është ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, tema kryesore që ka rrëzuar një Qeveri dhe ka quar vendin në zgjedhje, por edhe këtë herë deputetët janë zhytur në deklarata dhe replika me njëri tjetrin duke mbajtur ligjërata mbi atë se kush “po shet tokë” e kush jo.

Seanca në të cilën Qeveria Haradinaj pret ta ratifikojë marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2015 bashkë me një aneks marrëveshje të lidhur mes dy presidentëve kosovar dhe malazez, po vazhdon me fjalimet nga deputetët.

Por fjalimet e tyre janë të njejta sikurse në seancat e paraprake të cilat kanë dështuar për shkak të gazit lotsjellës të cilin e kanë hedhur VV-ja dhe AAK e NISMA në atë kohë si opozitë e kundërshtonin këtë marrëveshje.

LDK-ja përmes Avdullah Hotit pranoi se do ta votonte demarkacionin, por u përkujdes që t’ia kujtojë Ramush Haradinajt sesi ka akuzuar ish-kryeminsitrin Isa Mustafa, teksa Kadri Veselin e akuzoi se ka lejuar futjen e gazti lotsjellës.

Por LDK-ja pranoi menjëherë një ligjëratë tjetër politike nga Lëvizja Vetëvendosje përmes Glauk Konjufcës për “atë sesi PDK-ja e kishte rrëzuar qeverinë Mustafa” dhe sesi “kërkesa e tyre për rrëzimin e Qeverisë nuk do të ndodhë”.

PDK përmes Memli Krasniqit në anën tjetër i mbajti një ligjëratë të gjitha partive dhe bëri thirrjen e zakonshme që të miratohet sa më shpejtë demarkacioni, teksa kryeministri Ramush Haradinaj i cili thoshte se me këtë marrëveshje Kosova humbë territor tash dha garanci se territori nuk rrezikohet.

Kësisoj të gjithë deputetët e Kosovës tashmë kanë hyrë në një seancë që duket se do të përmbajë edhe shumë deklarime, akuza e kundër akuza e replika./Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz