BallinaLajme“Për bukë jemi t’u shku”, reagojnë ashpër shqiptarët që u kthyen mbrapsht...

“Për bukë jemi t’u shku”, reagojnë ashpër shqiptarët që u kthyen mbrapsht nga autoritetet kosovare

Të ngjajshme

Prokuroria në Prishtinë autorizon hetime shtesë për rastin e 5-vjeçarit në Lipjan

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndërmarrë veprime të reja...

Rasti i 5 vjeçarit në Lipjan, Prokuroria nis hetimet për zyrtarët e QPS-së

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar autorizim për Policinë...

Aksident fatal në Prizren, humb jetën një 29-vjeçar me motoçikletë

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur para...

Masat e reja anti-covid të vendosura nga qeveria e Kosovës për shkak të rritjes së shifrave të të infektuarve me koronavirus, kanë krijuar radhë të gjata automjetesh në doganën e Morinës.

Tashmë për qytetarët që hyjnë në territorin e Kosovës kërkohet test ose pasaporta e vaksinimit kundër COVID.

“Na kanë kthyer për testin. Krejt kosovarët po vijnë te ne. Kjo nuk është e drejtë. Të bëhet ndonjë zgjidhje, Ndryshe as ata mos të vijnë. Ne shkojmë dhe punojmë në Kosovë. Nëse nuk bëhet ndonjë zgjidhje ne po dalim të bllokojmë rrugën dhe as ata mos të vijnë dhe as ne mos të shkojmë më andej”, shprehet njëri prej tyre.

Një tjetër pretendon se nuk është njoftuar për këtë vendim të ri, duke treguar se çdo ditë udhëton drejt Kosovës për të punuar në ndërtim për të siguruar bukën e gojës.

“Tani duhet karta e testit. Ne po shkojmë me punu në Kosovë. Nuk jemi informuar. Kur erdhëm këtu po na kthejnë. Atje punojmë në ndërtim, hamall. Për bukë jemi t’u shku”, thotë ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz