back to top
Friday, December 12, 2025
BallinaLajmePër Bajram pritet të konsumohen 3-4 mijë tonë bakllava në Turqi

Për Bajram pritet të konsumohen 3-4 mijë tonë bakllava në Turqi

Të ngjajshme

Hykmete Bajrami për Albin Kurtin: Fundi i tij politik ka nisur më 9 shkurt dhe përfundon më 28 dhjetor

Hykmete Bajrami ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit...

Policia dhe Ambasada Amerikane me ushtrim për reagim ndaj krizave

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim dhe...

Tahiri: Më 1 janar rritet tatimi në pronë, këtë mund ta ndalim me 28 dhjetor

Kandidati për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard...

Cilësia e ndotjes së ajrit në botë, ja ku renditet sonte Prishtina

Prishtina po renditet e 21-ta në botë për nga...

Me rastin e festës së Ramazan Bajramit, prodhimi ditor i bakllavasë në Turqi që normalisht arrin sasinë një mijë tonë, pritet të rritet në tre deri në katër mijë tonë.

Tregjet e Turqisë do të mbushen me lloje të ndryshme të bakllavasë me ardhjen e festës së Ramazan Bajramit. Mehmet Yildirim, kryetar i Shoqatës Turke të Prodhuesve të Bakllavasë dhe Ëmbëlsirave për Anadolu Agency (AA) tha se punët në këtë sektor shtohen me afrimin e Bajramit.

“Prodhimi ditor i bakllavasë në Turqi është mesatarisht një mijë tonë, prej të cilit vetëm në Stamboll prodhohen dhe konsumohen 200-220 tonë, ndërsa kjo shifër rritet për 80 për qind në muajin e Ramazanit”, theksoi Yildirim.

Ai theksoi se bakllavaja është pjesë e rëndësishme e kulturës dhe kuzhinës turke dhe pjesë e pandashme e sofrave të Ramazanit dhe Bajramit. Yildirim tha se konsumatorët blejnë bakllava në sasi të mëdha duke filluar një ditë para Bajramit.

“Ne parashikojmë se vetëm gjatë festës së Bajramit sasia e konsumuar e bakllavasë do të rritet për tre deri në katërfish. Ndërkaq, për sa i përket Stambollit, presim që brenda ditës të konsumohen një mijë tonë bakllava”, tha Yildirim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz