BallinaRegjionalePër 10 vjetorin e Pavarësisë, deputeti Haxhiu ndan 10 bursa për student

Për 10 vjetorin e Pavarësisë, deputeti Haxhiu ndan 10 bursa për student

Të ngjajshme

Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës dhe një prej ish komandantëve të UÇK-së në Zonën Operative të Drenicës, Bekim Haxhiu, do të ndajë 10 bursa nga buxheti i tij personal.

Haxhiu ka treguar se kishte filluar me ndarjen e 8 bursave, por që për hir të 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës sivjet do t’i ndajë 10 bursa, me ç’rast ka thënë se objektiv i tij është që së bashku me donatorë deri në fund të këtij viti ta përmbyll ndërtimin e 10 shtëpive për njerëzit me nevojë.

Ja postimi i plotë i Bekim Haxhiut në Facebook:

Dhjetë me Dhjetë për 10 vjetorin e Pavarësisë!

Të nderuar bashkëqytetarë,

Meqë jemi në prag të festimit të 10 vjetorit të Pavarësisë, do të vazhdoje misionin e nisur që 5 vite për ndarje të bursave për studentë.

Kam filluar me 8 bursa, ndërsa këtë vit për hir të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, do të ndajë nga buxheti im personal edhe 10 bursa për studentë.

Pas luftës për liri dhe pavarësi, qëllimi i gjithë neve mbetet arsimimi e ecja përpara përkrahë kombeve të përparuara, kjo mund të arrihet vetëm me dije! Andaj këto 10 BURSA për studentë, uroje që sadopak të kontribuojnë në këtë drejtim!.

Perveç ndarjës se këtyre 10 bursave, objektiv i imi është që se bashku me donatorë deri në fund të këtij viti të permbyllim ndërtimin e 10 shtëpive për njerëzit me nevojë!.

Na priftë e mbara…

Urime 10 vjetori i Pavarësisë së Kosovës!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz