back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmePensionistët thonë se Qeveria u tregua dorëlirë për pagat e veta, por...

Pensionistët thonë se Qeveria u tregua dorëlirë për pagat e veta, por jo edhe për ta

Të ngjajshme

Moti për të dielën

Të dielen parashihet mot i vranët dhe me intervale...

Surprizë në shtëpinë kapsulë: i eliminuari i mbrëmshëm Toney shfaqet sërish

Toney është shfaqur në shtëpinë kapsulë, në oborrin e...

Specialja cakton paraburgimin prej 1 muaji ndaj 7 të pandehurve, të dyshuar për dhënie dhe marrje ryshfeti

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur...

Surprizë në shtëpinë kapsulë: i eliminuari i mbrëmshëm Toney shfaqet sërish

Toney është shfaqur në shtëpinë kapsulë, në oborrin e...

“Po ti koke serb”/ Labinoti shpërthen ndaj Kushtrimit

Këtë herë Labit i ka dalë punë me Kushtrimin,...
- Advertisement -

Zemërgjerë janë treguar qeveritarët me rritjen e pagave, por jo edhe aq me pensionet dhe skenën sociale.

Kështu deklaruan të shtunën, pensionistët që po prisnin për të marrë pagesën e pensionit me rritje, raporton KTV.

Pensionisti Mehdi Gashi, për më shumë se 30 vjet kishte punuar në “Trafikun Urban” në kryeqytet, dhe thotë se pensioni nuk i mjafton as për gjërat elementare.

E të tjerët thonë se kjo rritje ka qenë e domosdoshme, por jo e mjaftueshme, pasi të moshuarit kanë shumë kërkesa. Ata thonë se qeveria me ta nuk u tregua dorëlirë sikurse me rritjen e pagave të udhëheqësve shtetërorë.

Ndryshe, ata që deri më tani kanë marrë nga 75 euro, nga ky muaj, do të marrin nga 90 euro.

Kurse pensionistët kontribut-pagues nga shuma prej 230 eurove, do të marrin 34 euro më shumë në muaj.

Të harruar nga shteti po e konsiderojnë vetën familjet të cilat varen nga asistenca sociale.

Ahmet Pllavci nga Prishtina, thotë se pagesa që merr në muaj, nuk i mjafton për nevojat që ka familja e tij 5-anëtarëshe.

Ndërkohë, gjatë ditës së premte, Ministri i Punës dhe Mirëqenës Sociale, Skënder Reçica, ka thënë se brenda mundësive buxhetore, do të vazhdojnë me rritjen e pensioneve edhe për kategoritë e tjera të përfituesve të skemave sociale dhe pensionale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz