back to top
Sunday, August 10, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditPejani i zhdukur nga dhjetori i 2024-tës, motra e tij kërkon ndihmë...

Pejani i zhdukur nga dhjetori i 2024-tës, motra e tij kërkon ndihmë për ta gjetur

Të ngjajshme

Një shqiptar nga Kosova është raportuar i zhdukur, ndërsa motra e tij që jeton në SHBA i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të kërkuar ndihmën e qytetarëve.

Bëhet fjalë për 57-vjeçarin Fadil Muqaj, i cili rezulton i humbur prej 16 dhjetorit të 2024, pasi e kthyen nga Austria për në Prishtinë.

“Përshëndetje JOQ, ju kontaktoj nga SHBA. Jam shqiptare e Kosovës dhe e kam vëllain të zhdukur prej disa muajsh, a mundeni të më ndihmoni ta gjej? Quhet Fadil Muqaj. Ai ka qenë jashtë në Austri dhe e kanë kthyer më 16 dhjetor në Prishtinë”, është mesazhi i saj.

Për rastin ka reaguar edhe Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Pejë, e cila ka bërë një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me autorizim të Prokurorisë Themelore Pejë.

Policia kërkon që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij të kontaktojë në:

– 192 ose 0800 19999 (pa pagesë)

– 039 432 327 – Drejtoria Rajonale Pejë

[email protected]

Gjithashtu, çdo person që mund të ketë informacion mund të njoftojë stacionin më të afërt policor.

- Advertisement -

Të Fundit