BallinaLajmePeci: Osmani e pasigurt se do të propozohet për Presidente, Haradinaj kandidat...

Peci: Osmani e pasigurt se do të propozohet për Presidente, Haradinaj kandidat serioz, por s’besoj që VV e voton

Të ngjajshme

Vrasja e Liridona Ademajt – Kokalla: Në Polici më thanë se isha kryesori i rastit

Në Gjykatën Themelore ka vazhduar seanca për rastin e...

Mjeke shtatzënë sulmohet nga qentë endacakë brenda QKUK-së, kjo është gjendja e saj

Një mjeke shtatzënë është sulmuar nga qentë endacakë në...

Identifikohet personi i gjetur i vdekur në Prizren

Më 26.03.2026, rreth orës 11:36, policia ka pranuar një...

Ish banorja e ‘BBVK’ s’e fsheh më! Zbulon për herë të parë të dashurin

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” e njëkohësisht e...

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, tha se presidentja Vjosa Osmani e ka pasigurinë se do të propozohet përsëri për të vazhduar mandatin në këtë post.

”Vjosa Osmani ndihet e pasigurt që do propozohet për presidente të vendit. Ramush Haradinaj është kandidat serioz për postin e presidentit, duke u bazuar edhe në të kaluarën, por problem nuk do të jetë mbledhja e votave, por problem i tij është votimi, nuk besoj që VV-ja do ta votojë. Në anën tjetër mund të shërbejë që në sallë do të jenë 80 deputetë”, tha Peci në RTV21.

Ai tha se as Lëvizjes Vetëvendosje nuk i duhet Lidhja Demokratike e Kosovës dhe as Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk i duhet Lëvizja Vetëvendosje në këtë moemntum politik.

”As LVV-së nuk i duhet LDK-ja dhe as LDK-së nuk i duhet LVV-ja në këtë momentum politik, mendoj që pas kësaj LDK-ja e ka thënë disa herë se ata e kanë synimin që të arrihet marrëveshja për presidentin e jo qeverin, qëndrim korrekt dhe nese bashë deshirojmë me vazhdu përpara duhet të kemi një marrëveshje”, tha Peci.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz