PDK’ja zgjedh dy kryetarë të rinj të degëve

Partia Demokratike e Kosovës ka zgjedhur sot dy kryetarë të rinj të degëve që do të udhëheqin strukturat partiake.
Në Kuvendin Zgjedhor të degës së PDK-së në Shtime, pas një gare mes Mensur Nezirit e Rrahman Jakupit, ky i fundit është zgjedhur kryetar dege, ndërsa delegatët kanë zgjedhur edhe 51 anëtarët e Këshillit Drejtues të Degës.
Të pranishmit i përshëndetëm anëtarët e Kryesisë qendrore, Fehmi Mujota, deputeti Fatmir Xhelili dhe kryetari i komunës së Shtimes, Naim Ismaili.
Po ashtu, delegatët e degës së PDK-së në Novobërdë sot kanë votuar me shumicë votash Selatin Nuhiun për kryetar të ri të degës në këtë komunë si dhe 31 anëtarë të Këshillit Drejtues të degës.

Lexo edheHaradinaj në odën e Sulltanit, ia dhuron flamurin Kuq e Zi
Nënkryetari i PDK-së, Bajrush Xhemajli, duke folur para delegatëve të PDK-së në Novobërdë, tha se “këto zgjedhje po e freskojnë dhe forcojnë PDK-në në të gjitha nivelet, duke e rikonfmuar atë si partia më e madhe në vend”.














