PDK publikon listën e plotë të kandidatëve të saj për deputetë
BILLI

Lexo edheBill Gates blen 242 mijë hektarë tokë bujqësore në SHBA, mediat ngrenë dyshime

Me vendim të plotë të kryesisë, është votuar dhe mbështetur lista e PDK-së ku përfaqësohen të gjitha komunat e Kosovës; profesionet e shumta; moshat dhe identiteti i vërtetë i PDK-së që buron nga lufta çlirimtare.
Nga 110 kandidatë, 12 prej tyre janë nën moshën 30 vjeçare dhe 41 nën moshën 40 vjeçare – që flet për freskinë dhe vendosmërinë e PDK-së për ti ofruar të rinjve dhe qytetarëve vizionin dhe ekipin më të mirë të rimëkëmbjes. Mbi 50% e kandidatëve garojnë për herë të parë në listën për deputetë.
Sikurse është zotuar, PDK-ja për herë të parë përfshinë në listën e saj për deputetë personalitete të çmuara të diasporës, si dhe nga Lugina e Preshevës. Ata do të jenë zëri më përfaqësues i tyre në legjislaturën e ardhshme.
Listës i prin kryetari dhe kandidati për kryeminstër, Enver Hoxhaj i pasuar nga Uran Ismaili, Eliza Hoxha, Bedri Hamza, Memli Krasniqi, Evgjeni Thaçi-Dragusha, Xhavit Haliti, Bajrush Xhemaili, Blerta Deliu-Kodra dhe Abelard Tahiri.

Lexo edheBill Gates blen 242 mijë hektarë tokë bujqësore në SHBA, mediat ngrenë dyshime


