Partia Demokratike e Kosovës – dega në Skenderaj ka reaguar lidhur me reagimin e Kabinetit të Kryetarit të Skenderajt, Bekim Jasharit. Ndër të tjera dega e PDK-së në Skenderaj, kabinetin e kryetarit Bekim Jasharit e quan jo profesional e madje një kabinet i tillë sipas PDK-së nuk i duhet as shoqatës së gjuetarëve. PDK thotë se: “Një “Kabinet” i tillë kaq joprofesional dhe i pa informuar nuk i duhet as shoqatës së gjuetarëve e lëre më një Kryetari të Komunës.”, shkruan Drenica Press.
Në vazhdim ju sjellim reagimin e plotë të PDK-së në Skenderaj.
“Informim dhe sqarim për Kabinetin e Kryetarit të Komunës!
PDK dega Skenderaj informon Kabinetin e Kryetarit të Komunës, (tutje “ Kabineti”) së ne si subjekt politik vlersojmë së kemi reaguar më të drejtë dhe argumentueshëm ndaj një raporti publik e zyrtar në permbajtjen e të cilit kishte të dhëna të pa sakta të cilat cenonin dhe mohonin angazhimin e subjektit tonë, pa hy shumë në detaje por me disa krahasime në kërkuam sinqeritet dhe korrektësi.
Forma dhe permbajtja e reagimit të “Kabinetit” është jo vetëm tregues i nivelit të brendshëm por edhe i autorsisë së hartimit të raporteve e dokumenteve të tilla zyrtare.
Një “Kabinet” i tillë kaq joprofesional dhe i pa informuar nuk i duhet as shoqatës së gjuetarëve e lere më një Kryetari të Komunës.
Një “Kabinet” që demanton vetveten përmes dokumenteve të bashkangjitura (shih dokumentin, dt.09.02.2017 që i konfirmon palës realizimin e pagesave brenda tri vitesh 2015/16/17, sipas kontratës kornizë tri vjeçare, brenda tri vitesh të qeverisjes sonë, atëherë çfarë borxhi ka këtu?
Një “Kabinet” i cili përzien grandin e performancës së MAPL- së të cilën e marrin të gjitha Komunat më “ indeksin e transparencës ” të USAID- it, e që gjithashtu nuk din se çka do të thotë decentralizimi i buxhetit nëpër shkollla, është më shume së qesharake, por ja që të tilla “ Kabinete” janë edhe tragjikomike.
Një “Kabinet” i cili nuk e kupton qka do thotë shpronësimi i pronave në realizim të projekteve duke zbatuar planin urban të qytetit e të drejtat e shfrytëzimit i quan uzurpim, nuk pritet të shohesh diqka të mirë pos orvatje për të realizuar projekte sipas rrjedhes së përrockave të lumenjeve, në kundershtim me planin urban siç po ndodh aktualisht.
Një “ Kabinet” i cili projektet në vazhdim i quan shpifje dhe Kryetarit të Komunës në raportet e tij i servon gënjeshtra para opinionit publik, duke u përpjekur panevojshëm të mohoj diçka që është e pamohushme e për të cilat nuk do ishtë marre të thuhet se pothuajse të gjitha projektet që janë në realizim e siper janë projekte të ideuara dhe planifikuara nga ish qeverisja e kaluar më prioritet sipas kërkesave qytetare , përfshirë edhe realizimin e projekteve të ujësjellësve në partneritet me CDI-në e LuxDev- in dhe projektet e kontraktuara në fushën e ambientit me GIZ- in gjerman.
Të cilat fatkeqesisht janë vonuar e mos të flasim mbi cilësinë e realizimit, ndërsa për njohurinë e “Kabinetit” vlera jo te vogla për çdo vit kanë shkuar në suficit!
Ne e përgëzojmë angazhimin e Kryetarit të Komunës në procesin final të zhvarrim- varrimit të trupave të dëshmorëve, por kishte edhe një proces më të hershem të rikonstruktimit total të projektit të cilin e realizuan me angazhim direkt ish kryetari i Komunës z.Sami Lushtaku dhe ish kryetari i Parlamentit z.Kadri Veseli.
Ndërsa e ftojmë” Kabinetin” që t’i vizitojë
kompleksin e varrezave në Izbicë, Rezallë, Çirez, Shtabin e UÇK- së në Likoc, etj. meqë ne e paskemi harruar gjakun e lirisë.
PDK- dega në Skenderaj informon “ Kabinetin” se nuk është kundër asnjë projekti që eshtë në interes qytetar, qoftë i vazhduar qoftë i ri, përkundrazi ka shfaqur gjithmonë gatishmërinë për përkrahje të çdo iniciative .
Krejt në fund, PDK dega në Skenderaj i jap fund ktij debati duke konstatuar më qartësi së në çfarë nivelesh qëndron hartimi i politikave publike dhe raporteve e dokumenteve te ndryshme e të cilat i prezanton Kryetari!”