back to top
Wednesday, August 27, 2025
BallinaLajmePDK e Gjilanit dorëzon kallëzim penal ndaj kryetarit Alban Hyseni për keqpërdorim...

PDK e Gjilanit dorëzon kallëzim penal ndaj kryetarit Alban Hyseni për keqpërdorim të detyrës

Të ngjajshme

A mund të dështojnë zgjedhjet e ardhshme lokale në Maqedoninë e Veriut?

Në Maqedoninë e Veriut, kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se...

Masakra në Neuchâtel, 52-vjeçari rrëfen vrasjen e ish-gruas dhe dy vajzave

Burri 52-vjeçar ka rrëfyer se ka vrarë me thikë...

Bajrami votuesve të VV-së: Albin Kurti e ka vlerësu se ai ju përfaqëson juve denjësisht

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj pakënaqësive...

OVL e UÇK-së: E pafalshme që Kuvendin ta drejtojë fyesi i UÇK-së

Organizata e Veteranëve të UÇK-së e ka quajtur të...

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Gjilan ka dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj kryetarit të Komunës, Alban Hyseni, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe keqmenaxhim të financave publike.

Sipas PDK-së, kallëzimi bazohet në të gjeturat e raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2024, ku janë evidentuar shkelje të qarta ligjore në menaxhimin financiar të Komunës. Partia opozitare thekson se vetë menaxhmenti komunal i ka pranuar gjetjet e auditimit si të sakta, duke u shprehur se “pajtohet” me to, transmeton lajmi.net

PDK-ja konsideron se kjo përbën pranim të përgjegjësisë institucionale dhe e forcon dyshimin për kryerjen e veprave penale të dënueshme, sipas neneve 414 dhe 415 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, që lidhen me keqpërdorimin e pozitës apo autoritetit zyrtar dhe menaxhimin e pasurisë publike.

Si pjesë e kallëzimit penal, partia ka dorëzuar edhe raportin zyrtar të auditimit si provë shtesë për të mbështetur dyshimet e ngritura ndaj kryetarit Hyseni./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz